Labinot Tahiri i përgatit befasi Majlina Kelmendit dhe Nora Gjakovës (Video)

Nuk kanë të ndalura “çudirat” nga Labinot Tahiri. Këngëtari nga Ferizaji po bën mobilizim që të gjithë nesër të dalin në aeroportin e Prishtinës për ta pritur Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën pas sukseseve në Kampionatin Evropian në Rusi.
“Thuaj shoqes e shokut që të dalim neser me lule e me duartrokitje për Majlinden edhe Nora Gjakovën! ????????
I kuptoj mediat, por vetëm le të bëjnë thirje pêr pritjen e këtyre dy vajzave të këtij vendi!
Nuk është problem a ka bërë apel Labi a po a’i, mos e thuani emrin tim po deshët, vetëm që të bëni thirje për nesër.
ju jemi falenderues.
Nesër në mbrëmje, Ora 20:00 Majlinda dhe Nora Gjakova,, arrijnë në ajroportin Adem Jashari!
Nesër do të jem prezent si qytetarë në pritjen e Majlindes dhe të Nora Gjakovës!
Uroj qê nesër do të jenë prezent shumë të rinjë e të reja.
Zoti ju bekoftë” njofton Labi./Indeksonline/
Untitled