Ky tipi beson se ishte në xhenet dhe thotë se ka foto nga atje


Ky burrë e quan veten profet. Ai thotë se ka qenë në xhenet dhe ka foto se si duket atje.
Burri që e quan veten profet, është i gatshëm për t’i treguar fotografitë, por ka një kërkesë: për një kopje të fotografive nga Parajsa, ai kërkon pesëmijë randë, që janë rreth 400 euro.

Predikuesi evangjelist, i njohur vetëm si Mboro, ka qenë duke u lutur, “kur një forcë e ndritur e ka marrë atë në Qiell”
Me të dalë kjo histori në medie, Mboro është detyruar t’i tregojë fotografitë apo të mbyll gojën dhe të hesht përgjithmonë.

Por, siç raporton Yahoo, ai është nxjerrë nga situata duke thënë se i është vjedhur telefoni ku gjendeshin ato./Telegrafi/
a1