Ky shtet ofron 300 euro nëse e lini duhanin

loading...


Franca ka ndërmarrë disa politika sociale për t’u ardhur në ndihmë grave shtatzëna. Kështu autoritetet do t’i paguajnë 300 euro në letra me vlerë, ato nëna që vendosin të lënë duhanin gjatë periudhës që janë shtatzëna.
Në këtë skemë nuk do të përfshihen ato nëna që tymosin cigare elektronike. Gjithashtu, gratë që marrin pjesë në kurse antiduhan dhe ndjekin orë të veçanta për t’u përgatitur për lënien e tij, do të paguhen me 20 euro shtesë.
Ky model është ndjekur edhe në Skoci, ku nënat që linin duhanin përfitonin 600 euro. Rezultatet atje treguan një rënie të nivelit të duhanpirjes te gratë.
1

loading...

loading...