Ky plak thotë se i ka 179 vjet

Një këpucëtar i pensionuar nga India veriore me emrin Mahashta Murasi, thotë se ka lindur në janar të vitit 1835, që e bën atë njërin prej njerëzve më të vjetër në Tokë, apo më të vjetrin që mbahet mend gjithnjë sipas Librit të rekordeve të Guinessit.
Sipas zyrtarëve indian, burri ka lindur në Baglore më 6 janar të vitit 1835 dhe jeton në Varanasi që nga viti 1903. Ai ka punuar si këpucëtarët në qytet nga viti 1957, kurse është pensionuar vullnetarisht në moshën 122 vjeçare.

“Kam jetuar aq gjatë, saqë të gjithë nipat e mijë ka disa vite që kanë vdekur”, ka shpjeguar Murasi. “Me sa duket vdekja me ka harruar…Tani ka mbetur shumë pak shpresë.
Shikoni statistikat, askush nuk ka arritur të jetojë më shumë se 150, madje as 170 vjet. Në këtë pikë mund të thuhet se jam i pavdekshëm. Ndoshta duhet të kënaqem me këtë gjë”.

Ai ka certifikatë të lindjes dhe kartelë identifikuese që e konfirmojnë versionin e tij, por fatkeqësisht asnjë ekzaminim mjekësorë nuk e konfirmon atë që thotë ai për momentin.

Mjeku i fundit që e vizitoi mister Murasin vdiq më 1971, kështu që pak ka informacione, kështu që pak ka informacione rreth dosjes së tij mjekësore.