Ky Lamborghini është në shitje për vetëm një dollar (Foto)


Të blesh një Lamborghini kurrë nuk ka qenë më lirë, të paktën në Zelandë të Re.
Një Lamborghini Huracan i vitit 2015, që i ri kushton 500,000 dollarë, është dalë në shitje në ‘Trade Me’ të Zelandës së Re për vetëm një dollar.

‘Trade Me’ është faqja më e madhe e internetit në Zelandë të Re që merret me shitblerje, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse vetura është në shitje për një dollarë, ajo sigurisht se nuk funksionon – për shkak se është komplet e shkatërruar.

Vetura italiane e dëmtuar rëndë ishte përfshirë në një aksident. Fotografitë e veturës shfaqin pothuajse të gjitha pjesët e saj të dëmtuara. Megjithatë, motori dhe pjesa prapa e veturës duket se nuk janë dëmtuar.
l1

l2

l3

l4

l5