Ky lajm nga Shqipëria ka habitur mediat botërore


Duke qenë se Shqipëria konsiderohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një vend burimi kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike ndrejt Evropës, në mediat ndërkombëtare, ka bërë shumë buje, fakti që një shtetas kolumbian të vijë deri në Shqipëri për të trafikuar drogë.

Me sa duket, vendi ynë po bëhet aq atraktiv për trafikantët ndërkombëtarë, sa që po lë pas edhe Kolumbinë, që ka patur kryesimin global dhe famën e keqe të vendit kryesor të prodhimit dhe trafikimit botëror të kokainës.

Associated Press shkruante sot: Një gjykatë shqiptare ka dënuar me 15 vjet burg një kolumbian si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Gjykata e Tiranës u shpreh sot se Cesar Augusto Pelaez Luis Triana, 37 vjeç, që ka nënshtetësi kolumbiane dhe spanjolle, ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri në vitin 2014 për të marrë një pagesë droge prej 1 milionë eurosh (1.13 milionë dollarë) nga dy kolumbianë që e prisnin në Spanjë. Ai do të paguhej 200,000 euro.

Transferta dështoi pasi autoritetet seksuetruan 256 kg kokainë në një port në Malin e Zi, ku ajo u gjet në një kontenier duke sjellë banane nga Ekuadori për një kompani shqiptare.

Triana u arrestua teksa përpiqej të largohej nga vendi kur mesoi për konfiskimin.
kolumbiani