Ky kërmill rrezikon plot 1 mijë vende pune!

kermilli-300x225

 

Ai është vetëm 7 milimetër, por rrezikon një projekt gjigant. Ky kërmill mund të lërë pa u zbatuar një mega-projekt prej 100 milion euro në Hamburg të Gjermanisë. 1000 vende pune janë në rrezik.

 

 

Ambientalistët kanë zbuluar në zonën prej 28 hektarësh ekzemplarët e rrallë të këtij kërmilli. Për shkak se ky ‘kërmill pjatë’ është një specie në zhdukje, i gjithë projekti për ndërtimin e ‘Green Logistic Center’ është ndaluar. Ironia është se qendra do shërbejë si një model në mbrojtjen e ambientit. Kjo nuk është hera e parë që projekte madhore ndalohen për shkak të kafshëve ose shpendëve.