Ky është versioni në Serbi për vrasjen e serbit nga shqiptarët në Austri

Passport.jpg1

Dalibor Lukiq, sipas mediave serbe është vrarë nga tre shqiptarë të Kosovës në qendër të Lincit në Austri.
Krimi ka ndodhur më 7 shkurt, kur ai ishte goditur në kokë, ndërsa gjatë rrëzimit në tokë, ai e ka përplasur kokën edhe në buzë rruge.
Mediat serbe raportojnë se deri te krimi ka ardhur pasi shqiptarët kanë dashur me zor t’ia blejnë një lokal të serbit, që gjendet në këtë qytet austriak.
Autorët e krimit janë larguar menjëherë pasi e kanë sulmuar serbin, ndërsa ndihma e shpejtë e ka gjetur atë pa ndjenja.
Për shkak goditjes së rëndë, serbi kishte rënë në koma, ndërsa për dy ditë ishte mbajtur në jetë me ndihmën e aparaturave të spitalit.
Sidoqoftë, pas dy ditësh, mjekët austriakë kanë vendosur ta heqin nga aparati pasi lëndimet e tij kanë qenë shumë të rënda.