Ky është vendimi i dytë i qeverisë, Rama: Bëhet realitet brenda 100 ditëve të para

Kryeministri Edi Rama ka shpallur vendimin e dytë që qeveria e re do të ndërmarrë në 100 ditët e para. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka lajmëruar të gjithë qytetarët se nuk do të kenë më nevojë të nxjerrin nga zyrat e shtetit një certifikatë.

Kjo pasi, sipas Ramës, është harxhim lekësh dhe nervash. Mesa duket, dy vendimet e para të Ramës pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kanë të bëjnë më tepër me qytetarin. Le të shpresojmë që ky i fundit të jetë në fokusin e tij edhe pas 100 ditëve të para të qeverisë.

Statusi i Ramës:

Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata🙈

Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re✌️Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë😉 Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri,” shkruan Rama.