Ky është terroristi që vrau 39 persona në sulmin e Turqisë (Video)

loading...

loading...
Pamjet e kamerave të sigurisë me sa duket shfaqin një person të armatosur duke shtënë jashtë një klubi nate në Stamboll para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona. I armatosur me një armë të rëndë, sulmuesi qëlloi një polic para se të hynte në klubin e famshëm “Reina” në zonën Ortakoy të qytetit në orët e para të Vitit të Ri, Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin së paku 500 persona. Një imazh tjetër i kamerave të sigurisë besohet se shfaq sulmuesin në xhaketë teksa hyn brenda në klub. Vendndodhja e sulmuesit ende është e panjohur dhe disa raporte thonë se ka pasur disa sulmues. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se sulmuesi është ende në arrati. “Kërkimi për terroristin vazhdon. Forcat tona të sigurisë kanë nisur operacionet e nevojshme. Dashtë Zoti që ai të kapet shpejt”. Ai tha se 21 nga viktimat që janë identifikuar deri më tani, 16 ishin të huaj dhe pesë turq. Edhe 69 tjerë po trajtohen në spital.

loading...