Ky është shqiptari që mbeti i plagosur në fyt në sulmin e Munihut

auto_beneta-e1469222978981-780x4391469223387-650x358


Benet Adilji i cili jeton me familjen e tij në Gjermani, ka mbetur i plagosur në sulmin që ndodhi në Munih të Gjermanisë.
Beneti është 14-vjeçar, me origjinë nga Konçuli i Bujanocit. Ai është plagosur rëndë, në fyt dhe veshkë. Familjarët e kontaktuar nga BujanociNet kanë thënë se ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

Beneti gjatë sulmit ndodhej në qendrën tregtare.