Ky është shqiptari më fatlum në Las Vegas, bëhet milioner brenda një nate


Shqiptarit Fitim Mustafa nga Kërçova e Maqedonisë, i cili jeton dhe punon në SHBA i ka trokitur fati në derë.

Në lojën e fatit në MGM në Las Vegas ai ka fituar Jackpotin prej 1 milionë dollarësh.

Fitim Mustafa njihet si biznesmen i dalluar i cili ka investuar në biznes, por edhe nuk kanë munguar edhe aktivitetet humanitare në vendlindjen e tij.
Ai njihet si humanist i dalluar, ndërsa këtë herë i ka buzëqeshur edhe fati në llotari, nga ku si rrallë njerëz të tjerë Fitimi doli i fituar