Ky është propozimi për martesë më i bukur nga një mashkull shqiptar (VIDEO)

loading...

loading...

Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të ulëta, përveç acarit e ngrirjes, sigurisht gjëja më e bukur janë skitë nëpër borë, prandaj shumë njerëz zgjedhin që pushimet dimërore t’i kalojnë në resorte skish. Por Sonilës, vajzës së videos së mëposhtme kurrë nuk do t’ia merrte mendja një dalje për ski me miqtë dhe të dashurin e saj do të kthehej në udhëtimin më të bukur të jetës. Do të thoni ju çfarë ndodhi atë ditë? Ashtu e bardhë siç është bora, u kthye edhe dita për Sonilën. Madje ajo vetë teksa ka postuar videon në Facebook e ka quajtur ditën më të bukur të jetës. Bashkë me Andin dhe miqtë të tjerë po bënin lojën “mannequin challenge”, papritur Andi i nxjerr unazën dhe i propozon për martesë. Sonila e habitur, e shokuar por edhe e lumtur në të njëjtën kohë përqafon dhe puth burrin e saj të ardhshëm dhe patjetër që i thotë PO. Epo jetë të lumtur çiftit

loading...