Ky eshte njeriu qe zotron gjysmen e Botes…

loading...

6268494355_7e9201e9cb_z

loading...
Shpenzon nga 20 deri ne 30 miliarde dollare çdo vit per te blere ndermarrje, shtepi, toka ne te gjitha kontinentet. Ne 7 vjet ka akumuluar nje pasuri prej 627 miliarde dollaresh Keshilla e pare qe merr kur zbret ne Doha, ne Katar, eshte se “te gjitha rruget te çojne ne pallatin e prej mermeri te bardhe te sheikut HBj”. HBj eshte shkurtimi i Hamad bin Jassin bin Jabr al-Thani, 53 vjeç, me dy gra, 15 femije, dhe nje pasuri personale prej 3 miliarde dollaresh. eshte kusheriri i emirit Khalifa, prej 20 vjetesh minister i Jashtem dhe prej vitit 2007 edhe Kryeminister. Por mbi te gjitha eshte administratori i deleguar i “Qatar investement authority” (QIA), fondi sovran i emiratit te vogel, por ne vend te dyte per te ardhurat me te larta per person pas Lihtenshtenjit. E gjithe kjo pasuri rrjedh nga nafta (1.4 milione fuçi ne dite qe priten te ezaurohen pas 57 vjetesh) dhe mbi te gjitha nga gazi i lengshem (77 milione tone ne vit, 28 per qind e prodhimit boteror, ne ezaurim pas 300 vjetesh). Jo me kot gojet e liga thone: “Emiri Khalifa qeveris, sheiku Hamid eshte padroni i gjithçkaje”. Ne emiratin e tij, i rrethuar nga dhjetera truproja sheikut nuk mund t’i afrohet askush. Thone se punon nga 12 deri ne 15 ore ne dite. Ne keto kohe eshte shume i zene per te zgjidhur çeshtjen siriane, pasi pati nje rol aktiv ne pranveren arabe fale nje tjeter instrumenti ne duart e tij: televizioni “Al Jazeera”. Sheiku Hamad kalon shume ore çdo mengjes me Ahamd Mohammed al-Sayed, te riun 35-vjeçar, administrator i deleguar i “Qatar Holding”, i diplomuar ne ekonomi dhe me master te Doha, Boston, Londer dhe Paris. I besuari i tij, Al-Sayed, ka per detyre t’i beje nje sere propozimesh per te shfrytezuar mundesite e shkelqyera ne bote, sidomos tani qe kriza ekonomike dhe financiare ne Europe dhe SHBA ka bere qe çmimet e shitjes te bien shume. Jashte Katarit, Kryeministri-pronar vesh kostume super te shtrenjta te qepura nga rrobaqepesit me te mire londineze apo italiane. Fondi sovran i Katarit qe aktualisht administron pasurine qe vertitet te rreth 135 miliarde dollaret, ka ne buxhet çdo vit nga 20 deri ne 30 miliarde dollare per t’i shpenzuar neper bote ne pjesemarrjet e ndryshme, firmat me te medha te modes, hotelet luksoze ndermarrjet industriale, institucionet financiare, infrastruktura, pasurite e paluajtshme, ar dhe mbi te gjitha mijera hektare toke ne Azi dhe Afrike, ishuj te virgjer per t’u shnderruar ne hotele me 7 yje, por dhe lende te para per t’u shitur ne bursen e Çikagos. Ne klasifikimin e bere nga “Sovereign Wealth Found Institute”, me seli ne Las Vegas “Qia” renditet e 12-ta per te mirat materiale qe posedon edhe pse larg fondit sovran i Abu Dhabit (ADIA) qe ka nje pasuri prej 627 miliarde dollaresh dhe eshte investitori i dyte institucional ne bote pas Bankes se Japonise. Por nese ADIA eshte aktive nga viti 1976, fondi i Katarit u themelua vetem ne vitin 2005 dhe eshte konsideruar si me agresivi. Megjithate, te depertosh ne brendesi per te pares e si funksionin Qia eshte thuajse e pamundur. Por sekreti mund te superohet duke pyetur disa eksperte financiare qe punojne ne “CitY’ ne Londer, ne Zyrih dhe Gjirin Persik. Surpriza e pare eshte se Qia ka nje konsulent financiar shume prestigjioz: Credit Suisse. Ne kete banke, fondi i Gjirit ka investuar me shume se 3.1 miliarde dollare ne 2011-n, dhe ne shkurt te ketij viti bleu seline londineze. Bankieret e “Credit Suisse” jane marre edhe me blerjen e 10 per qind te “Porche Holding” dhe 17 per qind te “Volkswagen”, per nje shume prej 10 miliarde dollaresh, investimi me i madh i realizuar ndonjehere nga nje fond sovran ne Gjermani. Po “Credit Suisse” veproi si konsulent per veprimin e bere ne Londer ne maj te 2010-s, kur Qia, per 2.2 miliarde dollare u be 100 per qind padrone e magazinave “Harrods”. Sipas burimeve londineze, ambicia e Katarit eshte shnderrimi i kesaj marke ne nje zinxhir hotelesh luksoze. Greqia eshte gjithashtu ne listen e “gjuetise” per ishujt e saj: i pari qe perfundoi mes thesareve te Katarit eshte ishulli i mrekullueshem i Oxia-s, ne detin Jon, i paguar 5 milione euro, i pabanuar dhe shume afer Itakes. Londra terheq per tregun e saj imobiliar. Shard, grataçiela 72-kateshe me e larta ne Europe, fshati olimpik, “One Hyde Park”, lagjja e apartamenteve me te shtrenjta ne bote, “Chelsesa barraks”, Canary Wharf: gjithçka ka perfunduar plotesisht apo pjeserisht ne fondet katariane, pas blerjeve te fundit te 20 per qind te “London Stock exhange” dhe 20 per qind te zinxhireve te shperndarjes “Sainsbury’s”. Franca ka perfunduar ne syrin e familjes mbreterore te Dohas permes nje tjeter mjeti investimi: “Qatar Diar”, qe ne fillim te qershorit derdhi 623.2 milione dollare per nje kompleks luksoz ne Champ Elysee. Por “marrezite” nuk perfundojne ketu. Sheiku Hamad nuk shqetesohet shume per polemikat. Ne koken e tij prej kohesh zien ideja qe ndoshta do te realizohet shume shpejt: te bleje shtepine e ankandeve “Christie’s” qe do te kete lidhje me muzeun e Doha-s, aktualisht ne ristrukturim qe ka nje nevoje te deshperuar per kryevepra te muzikes moderne dhe antike. Sheiku Hamad bin Jassim al-Thani, 53 vjeç, Kryeminister dhe minister i Jashtem i Katarit eshte administratori i deleguar i “Qatar Investement authority”. Pasuria e tij personale eshte 3 miliarde dollare Perandoria Qia ka blere “One Hyde park”, lagjen e apartamenteve me te shtrenjta ne bote; ishullin e Oxia-s afer Itakes, nje pjese te “Valentino Fashion”, magazinat angleze “Harrods” dhe nje pjese te fshatit olimpik Rezervat e gazit 25 trilione metra kub, me shume se 15 per qind e rezervave boterore (prodhuesi i trete pas Rusise dhe Iranit), ka rezerva per 300 vjet Papunesia Ne vitin 2007 papunesia ishte ne shifrat 0.7 per qind, ne vitin 2012 kjo shifer shkoi ne 0.4 per qind. Emirati i vogel eshte i dyti ne bote per te ardhurat per person.

loading...