Ky eshte Njeriu me i pasur i Botes (Foto)

loading...

njjj

loading...
Carlo Slim vijon të jetë njeriu më i pasur i botës me një shumë prej 73 miliard dollarësh, kjo sipas revistës e cila konsiderohet si Bibla e ekonomisë, Forbes.

Carlos Slim i cili ka bërë pasurinë e tij nëpërmjet aksioneve në telekomin meksikan, por jo vetëm prej disa vitesh vazhdon të jetë njeriu më i pasur i botës, ndërsa ka lënë në vend të dytë amerikanin e Bill Gates të Microsoft, i cili ka një pasuri prej 67 miliard dollarësh.

Në vendin e tretë të listës së njerëzve më të pasur të botës është spanjolli Amancio Ortega, themelues i disa shtëpive të modës mes të cilave edhe kompania e veshjeve Zara me një pasuri prej 57 miliard dollarësh.

Në vendin e katërt është biznesmeni dhe investitori amerikan Warren Buffet me një pasuri 53.5 miliard dollarësh ndërsa në të pestin është themeluesi i Koorporatës Oracle, Larry Ellison me 43 miliard dollarë. Në dhjetëshen e më të pasurve është edhe francezja Liliane Bettencourt, themeluese e gjigandit të kozmetikës L’Oreal me një pasuri prej 30 miliard dollarësh

Ndërkohë në Itali, njeriu më i pasur vlerësohet të jetë manjati i produkteve të luksit, Leonardo Del Vecchio me një shumë prej 15 miliard dollarësh.

loading...