Ky është një nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Prizren

Passport
Ejup Shemallari është një nga të dyshuarit e policisë për kryerjen e vrasjes së trefishtë, të dielen, në Prizren. Vrasjen dyshohet që ai ta ketë kryer bashkë me babanë e tij Eshrif Shemallari.

Dje në qendër të Prizrenit janë vrarë tre persona: Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bilgin Ersoji. Sipas policisë, vrasjen, dyshohet ta kenë kryer Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë fotografi të njërit nga të dyshuarit, Ejup Shemallari (23 vjeçar).