Ky është momenti kur Obama mëson lajmin më të hidhur në presidencën e tij

loading...

545205_10151316049914749_151843647_n-685x320

loading...
Fotoja që është publikuar nga Shtëpia e Bardhë tregon momentin, kur presidenti Barak Obama mëson lajmin tronditës, rreth masakrës që kishte ndodhur në shkollën e Sandy Hook.

Në foto shohim presidentin e SHBA me kokën ulur, me sytë të mbyllur, teksa zv.këshilltari për çështje të sigurisë John Brennan e informon në lidhje me ngjarjet tragjike, që ndodhën në Connecticut, ku një person hapi zjarr mbi nxënësit e vegjël dhe mësuesit e shkollës.

Dje nxënësit e shkollës fillore, ku ndodhi tragjedia filluan mësimet në shkollën e një qyteti fqinj, nën masa të rrepta sigurie. Shkolla Chalk Hill është kthyer në një ambient për mësimin e tyre dhe do të quhet ”Sandy Hook”.

Nga sulmi mbi Sandy Hook u vranë 20 fëmijë./BalkanWeb

loading...