Ky është momenti kur Blero i propozoi martesë Afronës, shikojeni reagimin e saj emocional (Video)


Blerim Muharremi, i njohur si Blero, duket se ka vendosur sërish të martohet. Këngëtari gjatë showt të emisionit Prive i ka propozuar martesë të dashurës Afrona Dika. E kjo e fundit natyrisht që i është përgjigjur me “PO” propozimit të këngëtarit shqiptar. Ndryshe, kjo do të ishte martesa e parë në këtë vit të ri në kuadër të peronaliteteve shqiptare. Kujtojmë se Blero më parë ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka vajzën të quajtur Tara.