Ky është mesazhi i fundit i Mirsad Ndrecajt dërguar Ali Ahmetit (Foto)


Kohë më parë, familja Ndrecaj ka publikuar një SMS, që prtendohet se Mirsad Ndrecaj, i vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë majin e shkuar dhe i njohur gjatë luftës si Komandant NATO, i kishte dërguar kryetarittë BDI’së, Ali Ahmeti
Mesazhi ishte treguar nga vet vëllai i Mirsadit, Ylberi, që kishte thënë për “Lajm”, se komandant NATO atë i kishte dërguar kryetarit të BDI’së Ali Ahmeti, disa muaj para konfliktit të Kumanovës.

“Ali Ahmeti, dy herë populli shqiptar ka gabu: njëherë kur ka ardh Agim Çeku në Kosovë dhe njëherë kur ka ardh Ali Ahmeti në Maqedoni. Therra kur të hjeket nga gishti nuk ka më vend aty. Nuk lejon ma populli parashutista e vrastar. Shpejt ka me ta pa edhe populli fytyrën e vërtetë që ta njohim ne. Inskenimeve tua për të ndejt në pushtet duke persekutu shqiptarët tani ju ka dal era. Mirsad Ndrecaj Komandant Nato”, shkruante Mirsadi në mesazhin e fundit dërguar kryetarit të BDI’së.
f1

f2