Ky është ‘kremi’ i diellit për t’u bërë ngjyrë çokollatë, do të zgjasë gjithë verën

loading...

loading...

Për nxirjen ju duhen jo vetëm karota; nga domatja deri tek specat, ja ushqimet që ju bëjnë ngjyrë çokollatë nga koka te këmbët për një kohë të gjatë. Betakaroteni është më i famshmi mes karotenoidëve për dhënien e një ngjyre natyrale, pasi favorizon prodhimin e melaninës (pigmenti që nxin lëkurën sapo bie në kontakt me diellin).

Nxirje natyrale, por jo vetëm

Një tjetër karotenoid në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve është likopeni, përgjegjës për ngjyrën e kuqe tek domatet dhe specat.

Ka një fuqi antioksidante 2 herë më të fortë se betakaroteni dhe ka një rezitencë më të lartë ndaj temperaturave, dhe më shumti këshillohen konservat, salcat dhe domatet e koncentruara pasi kanë aftësi antioksidante më të madhe se domatet e freskëta.

Mos ndani nga tavolina kajsitë, pjeprin, karotën, specat dhe domatet, aleatë të shkëlqyer për t’u ushqyer dhe për t’u nxirë.

Sa duhet të konsumoni
Për karotenoidët ekziston një sasi ditore (rreth 60 mg) që garanton efektet pozitive më të mëdha, ndërsa një sasi e tepruar mund t’ju shkaktojë disa probleme: lëkura mund të marrë një ngjyrë të verdhë dhe njolla dhe sipas disa studimeve mund të shtojë problemet kardiovaskulare.

Por prakikisht sa mund t’i korrespondojë 6 mg? Thjesht 5 porcione në ditë fruta dhe perime.

loading...