Ky është këngëtari kosovar që punoi pastrues para se të bëhet i famshëm (foto)

loading...

keng

loading...

keng1
Aktualisht mban një restorant të vetin në Amerikë. Por vitet e para të shkuarjes në këtë shtet, nuk ishin të bardha për të. Ishte koha e Luftës kur këngëtari Remzi Jakupi-Remi kishte shkuar me bashkëshorten në Manhattan.
Dhe veç mbrëmjeve të ndryshme muzikore për të fituar ndonjë para, ai kishte filluar të pastroj ndërtesat më të larta të këtij qyteti. Këngëtari i hitit të moçëm “Ma ke syrin si filxhan”, ka sjell një rrëfim të çiltër për Kolona.al. Ai ka treguar se si bëhet pjesë e mbrëmjeve muzikore nëpër Evropë, se si këngëtarët këndojnë nëpër kafene në Amerikë e flasin për turne muzikor dhe dha arsyen pse vendosi që nga kryesori i IT-ve në firmën e njohur amerikane të hap restorantin e tij.
Remi, na thuaj se a është lehtë aktualisht të bëhet muzikë për tregun vendor?

Remi: Muzikë për treg është më së lehti të bëhet. Vetëm e paramendon vetën në një mbrëmje apo dasmë, dhe dihet çfarë bëhet aty. Çka e qon popullin me vallzu, e bënë atë. Kualiteti është diçka tjetër. Unë kam këngë që derisa e kam realizuar komplet tekstin, ka zgjatur pesë apo gjashtë vjet. E bëjë një strofë dhe pres, sepse nuk kam inspirim…e bëjë refrenin dhe kështu dalëngadalë. Por, gjithmonë për këngët e mija e gjej frymëzimin tek populli. Unë mendoj çfarë populli mendon në momentin që e bëjë këngën. Gjëja më e madhe te kënga është ta gjesh temën aktuale, dhe pjesa tjetër kryhet shpejt.

Në çfarë u inspiruat në këngët e fundit me të cilat jeni prezantuar edhe në programet festive të fundvitit?

Remi: Edhe te këngët e fundit kam gjet frymëzim në realitetet në Kosovë. Njëra flet për mashtrimet, tradhtitë që po ndodhin mes çifteve. Ka do mashtrime që përpara nuk kanë qenë aq prezent, ose kanë qenë më të fshehta. Është tema kur e gjen të dashurin ose bashkëshortin me tjetrin/tjetrën.

Pse, në Amerikë nuk ndodhin tradhti të tilla?

Remi: Në Amerikë ka ndodhë gjatë gjithë jetës, edhe këtu kanë ndodhur, por ndoshta kanë qenë më të fshehta. Mua më duket se pas luftës me hyrjen e internetit dhe rrjeteve sociale janë shpeshtuar. Tek ne ka shumë njerëz që nuk kanë punë, s’kanë çfarë të bëjnë dhe kyçen në një rrjet social, flasin dhe besoj që në një mënyrë ose tjetër tradhtitë ndodhin.

Të vërtetën nëse keni tradhtuar ndonjëherë në jetë, me siguri se s’do të na e thoni. Por, ju ka shkuar mëndja të tradhtoni?
Remi: Të gjithë që më njohin, e dinë që unë njëherë jam dashuruar, dhe atë që e kam dashuruar shyqyr Zotit e kam në shtëpi, Vjollcën. Edhe po të më zgjidhte Zoti e të më thoshte ‘që maroje një femër për qejfin tënd’, unë nuk kisha ditë me ‘kriju’ një si ajo që kam në shtëpi. Por nuk mund të them se nuk më pëlqen, kur e shoh një femër të bukur. Është syri, është thjesht kënaqësia kur e shef një femër të bukur. Kush thotë që ‘nuk më shkoi mendja’, gënjen. Madje besoj që sa më shumë fsheh dëshirën, më shumë shkon kah tradhtia. Kur flet është ndryshe. Syri kurrë nuk ngihet. Por pjesa e moralit është pjesa që na mbanë. Ai që thotë se nuk më pëlqen një femër e bukur, ose është gay ose i sëmurë (qeshet).

Ku zakonisht të gjejnë njerëzit me muzikë ‘live’?

Remi: Edhe ajo është njëfarë eksperience. Unë kur i kam bërë kasetat e para, ju lutesha Zotit natë për natë, veç dikush ta dëgjoj këngën time. Kur u bë kënga “Ma ke syrin si filxhan” hit, më nxiti ta bëjë tjetrën. Nis më pastaj me bë këngë me zor, por kënga me zor nuk bëhet. E tash njëfarë eksperience të lidhë. Pronarët e diskotekave nëpër Evropë i kam shokë nga fëmijëria apo nga vendi im. Edhe mos me qenë aktual edhe mos me qenë që më kërkon publiku, e kam njëfarë lidhje ‘hej po vij në diskotekë’…’ dhe ‘s’ka problem’. Nuk mund të rrej si këngëtarët ‘i kam turnetë unë’, nuk mundem. Vijnë në Amerikë këngëtarë dhe i shof më pastaj në intervista ‘sapo u ktheva nga një turne në Amerikë. Kisha koncerte në qytete të ndryshme’. Unë e di që ata këndojë “Te Sala” në kafe, “Te Labi” në kafe…krejt janë restorante që në Kosovë nuk kishe hy kurrë. Po atje hajt se kam turne.

Pra janë vendet e caktuara ku këngëtarët nga Kosova dhe Shqipëria këndojnë në Amerikë?

Remi: Viteve të fundit është hapur tregu në Amerikë. Në Kosovë çdo vikend ndodhë diçka. Në Amerikë nuk ekziston asnjë diskotekë, asnjë vend që është pronar shqiptari. E tash si organizator i mbrëmjes mund të marrësh me qira një vend nga amerikani, dhe ta ftosh një këngëtarë. Amerikanit nuk i intereson se kush këndon aty. Ai merr paratë e veta, dhe ta liron lokalin për një këngëtarë kushdo qoftë ai.

Sa është e vështirë për një këngëtar që të jetoj në Amerikë e të jetë aktiv në Kosovë e Shqipëri me muzikë?

Remi: Ajo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë këngëtarit. Unë kam shkuar gjatë luftës në Amerikë. E këtë e kam bërë vetëm që t’i hiqem prej barre një personit që na ka majtë në Maqedoni. Kemi shkuar për një muaj, sa të përfundoj lufta. Nisën të më ftojnë nëpër mbrëmje, pasi që ka qenë treg i panjohur për mua. Dhe hajt t’i bëjmë do para e të kthehemi, më pastaj ‘hajt edhe naj para ta fitojmë’. Rastësisht një person më tha që ‘mund ta gjej një punë, por mos po e merr si ofendim’. I thash që dua ta dëgjoj. Me pastruar nëpër ndërtesa të Manhattan. I thash ‘çfarë turpi, unë të falënderoj’. Kam punuar unë dhe gruaja ime në pastrim. Isha duke pastruar para ndërtesës së Coca cola-s pasi që kishim punë të ndryshme ku një natë merrja pluhurin me thithëse, një natë mbledhja bërllokun e një natë pastroja para ndërtesës. Unë isha me uniformë të punës duke pastruar, ofrohet një femër ‘Remi a mund të fotografohemi dhe unë në njërën dorë fshesën në tjetrën kacinë dhe në foto’. Nuk e kam pas aspak problem. Dhe derisa punoja aty, një japonez më ka këshilluar për fakultet dhe mi ka treguar të drejtat si refugjat që isha. Kam shkuar në fakultet për kompjuterët, më shumë hatri i atij japonezit. Por ishte fati, kam qëlluar në ditën e regjistrimit. Ka qenë një ruse që ka ditë për situatën në Kosovë dhe më ka ndihmuar. Kam hy në provim, e kam kaluar jam pranuar dhe kam vazhduar me studimet, ku i kam përfunduar si studenti më i mirë. Në fakt u pata zgjedh studenti më i mirë në fakultet dhe në përfundim të studimeve, më thirri drejtori në zyrë. Tek ne kur të ka thirr drejtori, diçka ke shkretu (qeshet). Sigurisht nuk e morra mirë thirrjen. Por kur shkova më tregoi që isha zgjedh studenti më i mirë dhe unë duhet të mbaja fjalimin që ish traditë para studentëve dhe familjarëve të tyre. Ata iu dërguan vizat familjes time këtu, prindërve, vëllezërve, pasi që më than kush dëshiron të jetë ditën kur t’i ta lexosh fjalimin. Kujtoj kur baba më pat thënë ‘vetëm kqyrsha kur po e bënë m***. Por kur rrehshin shuplakë e disha që diçka mirë ke thënë (qeshet).

Zakonisht si shkon një ditë në familjen tuaj?

Remi: Kështu tu qeshë!

Bëni më shumë ju humor apo bashkëshortja?

Remi: Unë, se mos me bë hajgare unë, Vjollca nuk rrinë me mu (qeshet).

Sa janë të shpeshta udhëtimet nga Amerika drejtë Evropës për ju?

Remi: Aeroplanët tash janë një mundësi shumë e mirë për ne. Vi në vikend dhe kthehem në vikend atje. Kështu që lëvizjet nuk janë të pakta. Por për të qenë më i lirë, e kam lënë punën si kryesori i IT-ve në një firmë amerikane për Nju Jork, dhe kam hap një restorant timin dhe e kam gjet një partner, një shok shumë të mirë. Drejtimin e restorantit ia kam lënë atij, dhe unë po jam më i lirë të lëviz.

Pra nuk është vështirë të jetosh mirë në Amerikë, nëse t’i do?

Remi: Në Amerikë vetëm ai që nuk do të punoj, ai nuk gjen punë. Madje po qe i zoti mund t’i kesh edhe katër punë.

loading...