Ky është heroi i masakrës së Munihut: U hodh para plumbave, shpëtoi motrat (Foto)

heroi-780x4391-770x439


Një nga viktimat e vrasësit të Mynihut, Ali Sonboly, u vra pasi u hodh përpara tij për të mbrojtur motrat binjake nga plumbat.
Mes viktimave të Munihut është edhe një hero.
Huseyin Dayicik, 19 vjeç, nga një komunitet myslimanësh në Greqi, shpëtoi jetën e motrave të tij, por u qëllua dy herë nga Sonboly.
Ka raportime se ai në vend që të arratisej, zgjodhi të dilte përpara plumbave për të mbrojtur motrat e tij.
Thuhet se 18-vjeçari gjermano-iranian i kishte joshur viktimat e tij që të vinin në një restorant të ushqimit të shpejtë me pretendimin se do merrnin ushqim falas.
Adoleshenti i sëmurë mendërisht vrau nëntë persona.
Mendohet se ai ka shënjestruar qëllimisht adoleshentët, si hakmarrje për vite të tëra talljesh.
Ai mbante një libër: “Përse fëmijët vrasin”.
Një zyrtar policie tha se ka një lidhje mes vrasjeve të tij dhe masakrës së Anders Breivik në Norvegji, ekzaktësisht pesë vjet më parë.
Mes viktimave janë edhe tre shqiptarë: Dijamant Zabergja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.