Ky është hamshori që bashkëjeton me tre të dashura. Vajzat, seksi nuk na mungon

loading...


Keni dëgjuar ndonjëherë për lidhjet poliamore?

Një projekt i quajtur OpenMinded synon që t’i tregojë botës se lidhjet me më shumë se një partner njëkohësisht mund të funksionojnë.

Një prej tyre është Josh, që ka tre të dashura, Sarah, Alyssa dhe Mary.

Ai jeton në një shtëpi me Sarah dhe Alyssa, ndërkohë që Mary është e dashura më e re e tij, që jeton në një shtëpi tjetër.

Të katërt flasin përpara kamerave, ndërkohë që mbajnë shtrënguar duart e njëri-tjetrit.

Josh thotë: “Unë e Sarah ishim në një lidhje të hapur për tre muaj. Dolëm me disa vajza dhe më pas u takuam me Alyssa-n, ajo na pëlqeu të dyve dhe kështu nisi lidhja poliamore”.

“Më pas u takuam me Mary Ashley-n, e cila na tha vetë se ishte poliamoriste. Ishte një nga herët e rralla kur nuk duhej të shpjegoja termin,” shton Josh.

Vajzat thonë se e kanë më të lehtë që të trajtojnë çështjen e xhelozisë, tani që e dinë se partneri del me disa femra.

Jemi të kënaqura dhe nga jeta seksuale, pasi Joshi eshte shum aktiv.

Pavarësisht se ata jetojnë në harmoni, të afërmit e tyre nuk janë dakord me këto lidhje.

“Familja ime e sheh këtë si sëmundje mendore,” thotë Sarah.

Josh thotë se e ka të vështirë që të mbajë miqtë për shkak të kësaj lidhje.

Megjithatë, ata shpresojnë se lidhjet poliamore kanë një të ardhme dhe do vijë dita kur nuk do shihen si të çuditshëm.
sh

loading...

loading...