Ky është gjenerali i vetëm që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe Amerikës sa vijnë dhe ashpërsohen në atë që quhet “lufta e ftohtë” dhe liderët e dy vendeve lëshojnë deklarata të ashpra dhe demonstrim fuqish të armëve bërthamore. Por, kush e ka “legjitimitetin” ta nisë Luftën e Tretë Botërore?

Ai është personi më i besuar i Kim Jong-ut dhe është një prej njerëzve të vetëm që ka autorizimin për lëshimin e armëve bërthamore. Fjala është për gjeneralin Kim Rak Gyom, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë.

Media shtetërore e Penianit, KCNA citoi të mërkurën Gjeneralin Kim Rak-gyom, sipas të cilit, Peniani është “gati të ndërmarrë” një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-së.