Ky është “fëmija” 50-vjeçar që po çmend rrjetet sociale (Foto)

loading...

loading...

Basori Lal, nga provinca indiane Madhya Pradesh është bërë yll lokal dhe tani edhe botëror.Nëse e shikoni nga distanca në shikim të parë mund të ju përngjaj me një fëmijë, pasi është i gjatë vetëm 73 centimetra.

Megjithatë, ai është 50-vjeçar dhe konsiderohet trajtohet si yll në fshatin e tij, transmeton Telegrafi.Ai thotë se në fëmijëri bashkëmoshatarët talleshin me të duke e quajtur me emra të ndryshëm, por sot atë e konsiderojnë si hero. Vëllai i tij i madh Gopi Lal 55-vjeç, thotë se familja e tij është e bekuar që e ka Basorin.

“Njerëz nga fshatra tjetër vijnë në shtëpinë tonë vetëm që ta shohin vëllanë tim. Jemi krenar që njerëzit e duan. Ai e ka bekuar familjen tonë”, ka shtuar Gopi.Madje, edhe vet Basori thotë se është shumë i lumtur me gjatësinë trupore që e ka.“Nuk më pengon gjatësia ime. Punoj, jetoj, ha dhe flejë si të gjithë të tjerët”, ka deklaruar ai.

Si fëmijë atë nuk e veçonte asgjë nga bashkëmoshatarët. Por kur mbushi 5-vjeç, familja vërejti që Basori nuk po rritet.Por, për shkak se familja e tij është e varfër, nuk kishte para me të cilat do të mbulonin shpenzimet e tij mjekësore e as të saktësojnë diagnozën e tij.Familjarët e tij as edhe sot nuk e dinë se cilët ishin shkaktarët që ai mbeti trupshkurtër. /Telegrafi/ Per me shume shikoni fotot e ti

loading...