Ky është dysheku që iu duhet për të fjetur në makinë (Foto)

mattress1

Fjetja në makinë kurrë nuk ka qenë më e mirë.

Sigurisht, është “teknikisht” e pasigurt për të fjetur në automjet, qoftë nëse është duke lëvizur apo nëse është i parkuar.

Por, ndodh që gjatë udhëtimit me veturë të ju duhet të ndaloni dhe të pushoni diku rrugës, qoftë me familje apo vetëm, dhe ajo që ju duhet është një shtrat i mirë për të fjetur siç duhet, transmeton Gazeta Express.

Të flesh në ulëset prapa mund të shkaktojë dhimbje shpine, muskujsh dhe çka jo tjetër. Kështu, për të ofruar një eksperiencë sa më të mirë të gjumit në ulëset prapa në veturë, është krijuar një dyshek i veçantë për këtë.

Dysheku është i krijuar në atë mënyrë që përshtatet perfekt me ulëset mbrapa në veturë. Ju mund ta blini atë në eBay ose duke klikuar këtu.

ebaymattress

mattress2