Ky është Dardani 23 vjeçar i cili vdiq tragjikisht derisa po mundohej ta ndihmonte familjen (Foto)

Dardan Rexhepi 23 vjeçar nga Dubovci i Vushtrrisë ka ndërruar jetë në Shqipëri, si pasojë e plagëve të marra për shkak të rrëzimit nga skelet para një jave.

“Sot në Vushtrri është raportuar se një 23 vjeçar ka ndrruar jetë në një nga spitalet në Shqipëri, sipas të dhënave të para thuhet se viktima D.R. nga fsh Dubovcë Vushtrri”.

Zahiti ka bërë të ditur se Policia në konsultim me prokurorin ka nisur hetimet, duke i inicuar këtë rast si vdekje e dyshimtë, por që nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi që rasti është në fillestare të hetimit.

Ai me datën 23 shtator 2017 është rrëzuar nga skelet, me pas është dërguar për trajtim në Spital, por që ende nuk dihet se ku saktësisht është rrëzuar.