Ky është burri që vrau gruan e pastaj veten (Foto)

0

Në Ferizaj rreth orës një të mesnatës të së martës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij, e më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, i cili tha se burri H.B 28 vjeçar, ka shtënë me tre plumba në gruan e tij F.O, 27 vjeçare. I njëjti pasi ka vrarë gruan me një plumb ka vrarë edhe vetëvetën.

Në këto foto shihet çifti që tashmë është ndarë nga jeta, ata kanë lënë pas vetës një djalë pesë vjeçar.