Ky burrë pa paguar 9 milionë dollarë vetëm për targat e makinës (Video)

161031052722-dubai-license-plate-1-780x439_1477930519-1383106

Për shoferët që shpenzojnë shumë dhe lirshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, asnjë makinë nuk është e kompletuar nëse nuk i ka targat me numër një shifror.
Elita e pasur e vendit të pasuruar nga nafta nuk e ka problem të derdhë miliona dollarë për të siguruar targa të tilla, transmeton Express.

Zhvilluesi i pronës, Balwinder Sahni, ka dashur të sigurojë targën shumë të kërkuar me numrin 5.

Aq shumë e ka dashur saqë ai ka ofruar 9 milionë dollarë për të në një ankand të qeverisë në fillim të këtij muaji.

Dhe në fund e ka blerë.

Kjo ka qenë njëra nga shumat më të mëdha të shpenzuara ndonjëherë për një targë, edhe pse më e ulët se rekordi 14 milionë dollarësh e thyer në vitin 2008 nga biznesmen i Dubait./