Kushëriri u kthye pas 5 vitesh nga Greqia, u ndje grek edhe në tokën e vet. Ajo çfarë pa e la pa fjalë

Reportazh
Para pak ditësh mbërriti në Tiranë për pushime, një i afërm i cili nuk e kishte parë atdheun prej plotë 5 vitesh.

Ndër vendet e para që vendosëm të vizitonim ishte Sheshi Skënderbej. Ndryshimet e bëra në të, padyshim që i bënë shumë përshtypje atij. Një ndër atraksionet e momentit, në orarin e pasdites, ishte një artist rruge i cili po performonte disa akrobaci me në sfond një muzikë ballkanase për të cilën kushëriti im reagoi menjëherë.

“Kjo është muzike greke, eja të shohim nga afër” tha ai teksa nxitoi hapin. Pasi e ndoqëm deri në njëfarë momenti artistin e ri, vendosëm të largoheshim në mënyrë që t’i tregoja edhe ndryshimet e tjera të bëra së fundmi në kryeqytet.

Hapat i ndalëm në qendrën Toptani, në të cilën kërkuam disa dhurata për miqtë tanë. Kushëriri filloi të mërmëriste greqisht dhe në një moment të caktuar e ngriti zërin, duke recituar në ritëm, refrenin e një spoti publicitar helen që dëgjohej në sfond, nga fonia qëndrore.

“Ky është ndër produktet më të shitur për momentit në Greqi” më tha ai dhe filloi të më shpjegonte më tej, duke përthyer.

Pasi mbaruam blerjet, vizituam Pazarin e ri dhe vendosëm të pimë një kafe në zonën e ish-Bllokut. Atmosfera na pëlqeu diku pranë zyrës së OSBE-së, aty ku realisht kishte gjallëri dhe të rinj plotë. Pasi na erdhi porosia, kafen sikur na e ndërpreu një zë i ngohtë dhe i zhdërvjellët që diçka anonconte në radio.

“Çfarë po thorë kjo vajza, sepse nuk po kuptoj asgje?” e ngacmova me shaka kushon tim. “…hiç reklama”, mu bë sikur tha ai.

“E çuditshme! Sot më është dukur vetja sikur nuk jam larguar nga Greqia”. Më mbylli gojën ai. Nuk u ndjeva mirë. Jo për çështje nacionalizmi apo diçka e ngjashme. Grekët kanë kulturë dhe traditë në poezi dhe këngë. Por këtu nuk jemi në Greqi. Dhe sot na ka ndodhur të dëgjojmë më shume radio greke se sa shqiptare. Të thuash e habitshme, ke thënë pak.

Ra mbrëmja dhe në shoqërinë e disa miqve të afërt vendosëm të darkojmë në një piceri “hallall”, në rrugën e Kavajës.

Aty për hir të së vërtetës nuk kishte shumë njerëz, por edhe prezenca e atyre që fjaloseshin mes tyre ishte paksa mbytëse, pasi polemizonin ashpër mes me njëri-tjetrin, në prani të zonjave apo zonjushave, nuk munda ta përcaktoj.

Ishin dy zotëri dhe dy zonja me veshje dhe shenja të tjera dalluese të fesë myslimane. Ndërkaq që muzika në sfond ishte orientale.

Një darkë e çuditshme dhe thuajse e heshtur për ne dhe menjëherë rrugës për në shtëpi.
Më habiti Tirana sot o kusho! Heshta!EB