Kush vjen nga Marsi “çmendet”, nuk e zë më gjumi

338-400x195

Rreziku më serioz për astronautët që kanë vizituar planetin Mars? Shkatërrimi i sistemit të tyre të gjumit.
Këtë e ka treguar një studim i kryer nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA, së bashku me Kolegjin “Baylor” dhe i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Ai gjatë punës së tij ka identifikuar pikërisht çrregullimet e gjumit si kurthin kryesor, në të cilin bien astronautët që udhëtojnë në hapësirë me misione të gjata.
Kështu, analiza e eksperimentit të parë u krye me ekuipazhin “Mars”, i cili realizoi një fluturim 17-mujor në hapësirë drejt planetit të kuq dhe tregoi se problemet më të rënda që iu shfaqën anëtarëve të tij, kishin të bënin pikërisht me sistemin e tyre të gjumit, shoqëruar më pas edhe me pasoja negative mbi sjelljen, punën dhe humorin e tyre. Sikundër edhe me një ndikim negativ në total për fizikun dhe psikologjinë e gjithë ekuipazhit.
Ekuipazhi është monitoruar gjatë kohës së veprimtarisë dhe pjesës tjetër, pra të kthimit, duke ia vlerësuar performancën në teste të ndryshme. Shoqëruar edhe me përgjigje psikologjike për të vlerësuar ndikimin e mungesës së gjumit tek ai, apo lodhjen dhe stresin.
Dhe ajo çfarë ka rezultuar nga analiza e të dhënave të mbledhura gjatë studimit, është fakti se pjesa më e madhe e ekuipazhit vuante nga ai që quhet “depresioni i butë”. Ndërsa me kalimin e kohës, rritja e pasivitetit fizik, shfaqi tek astronautët probleme me gjumin, duke përjetuar vëmendje të ulët, si edhe çrregullime të tjera.
Madje thuhet se njëri prej tyre, e ka humbur plotësisht ciklin normal të gjumit, duke qëndruar plot 24 orë zgjuar, pa mundur të mbyllë qepallat qoftë edhe për një moment të vetëm, ndërkohë që të tjerët flinin.
Mesazhi, sipas autorëve të studimit, është i qartë: Marsi nuk është një shëtitje dhe nuk duhet të shkojnë atje të gjithë. Vetëm ata që mund t’i rezistojnë sfidës së tij.