Kush tentoi ta vriste Edi Ramën në Vlorë?


Burime për Syri.net raportojnë se takimi i zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë me anëtarë të PS-së ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, është zhvilluar në masa të rrepta sigurie dhe presioni ndaj të pranishmëve. Si asnjë herë tjetër masat e sigurisë kanë qenë aq të larta sa Garda e Repulikës ka zhvilluar kontrolle të imtësishme me “gjurmues metali” për armë, të cilave i janë nënshtruar të gjithë të pranishmit në sallë, kontroll që është kryer në hyre të pallatit të sportit siç shihet edhe në foton e parë.

Një tjetër masë e marrë sipas udhëzimeve të komisiarit socialist të jugut Koço Kokëdhima, qe që asnjë anëtar që nuk ishte në listat e përpiluara një ditë më parë më parë zyrën e deputetit në Vlorë të mos lejohej të futej brenda qoftë edhe me kartë anëtarësie sic është rasti i këtij zotërie që shfaqjet në foto.

Ndërkohë për të kontrolluar se kush duhej të futej dhe se kush jo në sallën ku do të zhvillohej takimit mes kreut të PS-së Edi Rama dhe simpatizantëve
socialist, ishte caktuar shefja e kabinetit të kryebashkiakut të Vlorës, znj. Elona Hodaj, personi që tregohet nga shigjeta në foto. Detyra e saj ishte të lejonte të futeshin vetëm personat që figuronin në listën e përpiluar nga Kokëdhima dhe për këtë ata futeshin duhet të tregonin kartën e identitetit.

Dhe sëfundi “qershia mbi tortë”, kjo me shumë gjasë për kënaqësinë e komisar Kokëdhimës, ka qenë edhe urdhëri i dhënë për deputetin kundërshtar të Koços në rradhët e PS-së, Fatmir Toçi që të rendte drejt zyrës së super-deputetit të Vlorës aty ku do të bëhej “family portrait” me anëtarët e rinj që morën kartat e anëtarësisë nga vetë Edi Rama.
Sipas burimeve të Syri.net qindra simpatizantë të PS-së që kishin me vete edhe kartat e anëtarësisë u detyruan të qëndrojnë jashtë dyerve të pallatit të sportit, sepse ata nuk ishin në listat e përpiluara nga Kokëdhima, duke sjellë kështu një injorim të plotë të kontributit të tyre në rradhët e PS-së, parti e cila sipas tyre tashmë është marrë peng nga Koço Kokëdhima dhe nuk e njohin më si të tyren (shikoni fotot më poshtë).
edi rama

Screen-Shot-2016-01-30-at-8.51.33-PM