Kush po i mungon Rihannas?

loading...

foto

loading...
Sot, është ditëlindja e gjyshes së ndjerë të këngëtares Rihanna dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale të Ririt kanë vërshuar me fotografi të gjyshes së saj.

Edhe më parë, këngëtarja ka shfaqur disa herë dashurinë e madhe që ka për gjyshen e saj, ndërkaq sot, Rihanna është shfaqur sa krenare aq edhe e mërzitur Gran Gran Dolly-n siç e quan ajo.

“E tëra ka të bëjë me rrezet e diellit dhe gjithçka për ty. Urime ditëlindjen. Më mungon shumë tani dhe madje kjo nuk është as qesharake”, ka shkruar Rihanna.

Riri ka publikuar edhe një fotografi të saj në moshën më të re së bashku me gjyshen. “Mënyra se si ajo më shikonte, ishte epike”, është përshkrimi që ajo i ka bërë kësaj fotografie./LajmeOnline/

loading...