“Kush më ka njohur nuk do më harrojë kurrë”, vrasësi i komisarit habit me deklaratën e tij

loading...

loading...

Kush më ka njohur, nuk do të më harrojë kurrë. Kush më ka harruar, në të vërtetë nuk më ka njohur kurrë.”- ka shkruar vrasësi i ish-komisar Artan Cukut, në një nga postimet e tij me foto në Facebook.

Mikel Shallari shfaqet në fotot e publikuara në rrjetin e tij Facebook me armë si dhe shuma të mëdha parash, gjithashtu ka edhe shprehjen “Asgjë nuk është e pamundur” tek të dhënat e tij.

24 vjeçarit pas arrestimit ditën e djeshme, i është bërë një investigim rrjetit të tij dhe Shallari me sa duket bënte një jetë shumë aktive në Tiranë.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Cako gjatë një konference për mediat ditën e sotme konfirmoi se ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari dhe për këtë ka prova të konsiderueshme,

Në vlerësim të informacioneve, formave e metodave të policisë dhe ato shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, më datë 10 qershor 2017, u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8/04/2017, ku u vra më armë zjarri Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në “Qytetin Studenti”. Vazhdon puna intensive nën drejtimin e prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor”- deklaroi kreu i Policisë së Shtetit.

Në natën e 7 prillit 2017 në rrugën e Kosovarëve” në Tiranë ka mbetur i vrarë komisari Artan Cuku dhe Policia me Prokurorinë ka akuzuar Mikel Shallarin si të dyshuarin kryesor.

loading...