Kush kërkoi nga Ali Ahmeti të vriten Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj? – VIDEO


Sofie Ndrecaj, nëna e Mirsad Ndrecajt ka folur për një telefonatë që dikush nga Kosova ka bërë me Ali Ahmetin në Maqedoni, dhe sipas saj, i ka thënë mos m’i lësho gjallë Mirsadin dhe Beg Rizajn.

Me këtë deklaratë, nënë Sofia ka hedhur bombën e saj, më të rëndë se të kryetarit të LSDM, Zoran Zaev, pasi që drejtpërdrejt implikon Ali Ahmetin në vrasjen e tyre, dhe njerëz të fuqishëm nga Kosova. Kush ka qenë personi që ka folur me Ali Ahmetin? Pse ka qenë i interesuar të vriteshin me çdo kusht Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj?

A i kanë çuar nga Kosova me qëllim që të likuidohen, edhe si dëshmitarë të mundshëm të Gjykatës Speciale? Një vit më parë, për rastin “Komanova” kam shkruar vazhdimisht në preofilin tim në facebook, dhe që atëherë kam hedhur teza për mundësinë e implikimit të krahëve të ndryshëm politikë në Kosovë, por megjithatë, kjo që ka thënë nënë Sofia, është vërtet një goditje e rëndë për lidhjet e krimit me politikën.
BEG