Kush është reperi norvegjez me origjinë nga Shkodra që po na bën krenarë në botë

Këngëtari i njohur norvegjez Klaus Perry është shfaqur në klipin e tij më të fundit duke mbajtur në duar flamurin shqiptar.

Kënga e zhanrit Hip Hop i kushtohet kampionit të UFC Conor McGregor.

Djali me origjinë nga Shqipëria po korr karrierë në vendin nordik dhe në të gjitha videot e tij muzikore ai shpalos vlerat shqiptare.

Shkodrani i talentuar nuk e ka mohuar që ka origjinë shqiptare pasi edhe në profilin e tij në Facebook hedh shpesh foto me flamurin kombëtar.