Kush është burri që u gjet i mbytur në Bunec. Ky është veprimi i fundit që bëri

Pak minuta më parë në plazhin e Bunecit në Himarë është gjetur një trup i pajetë mbi ujë.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Panoramës” bëhet fjalë për shtetasin Islam Bega me origjinë nga Berati i cili mësohet se punonte si roje në afërsi të plazhit të Bunecit.

Ai pasi ka pirë kafen e mëngjesit ka lënë rrobat në anë të bregut dhe është futur në ujë. Nuk dihet nëse është vetëmbytur apo dikush e ka shtyrë.

Mosha e tij ende nuk dihet, ndërsa mësohet se ai është i divorcuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Himarë Informacion paraprak Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat. Shtetasi I.B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brënda në det. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes