Kush është bukuroshja 16-vjeçare që u kurorëzua Miss Shqipëria?

Është vetëm 16-vjeçe por kjo nuk e kushtëzoi atë të shpallej Miss Shqipëria mbrëmjen e djeshme. Me një bukur klasike dhe tepër e veçantë nga gjithë vajzat e tjera, Alessia Çoku mori kurorën e më të bukurës shqiptare nga qyteti i Tepelenës, ku edhe u zhvillua spektakli i bukurisë.

16-vjeçarja me një bukuri klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, Alessia u ul në fronin e më të bukurës. Gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet Miss Interneti, Miss Press dhe Miss Miqësia.

Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo u transmetua live nga TVSH dhe u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira. Ky Miss organizohej për herë të parë në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë.

Kujtojmë se ndër të tjera konkurrente ishte edhe menaxherja e një klubi striptistesh, Anna Geti, e cila nuk arriti të triumfonte në këtë konkurs.