Kush është biznesmeni i famshëm i Tiranës që zbrazën karikatorin mbi të

loading...

loading...

Mbrëmjen e sotme në kryeqytet në zonën e njohur si “Pazari i Ri”, mbeti i plagosur Pëllumb Gjoka.
Gjithçka nisi pas një konflikti verbal midis tij dhe një personi me iniciale K.M e më pas përfundoi në nxjerrjen e armëve.

40-vjeçari humbi toruan dhe shtiu disa herë me armë zjarri mbi Gjokën, por ky i fundit shpëtoi paq.

Ai u plagos në këmbë dhe u transportua menjëherë për në spital. Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

loading...