Kush e vrau të riun në Sopijë të Suharekës? (VIDEO)


Nuk e ndal vajin dot kur e kujton dëshirën e të vëllait, tanimë të ndjerë.

Egzon Mazreku 22 vjeç nga Sopija e Suharekës mbeti i vdekur të mërkurën mbrëma, pasi një person shtiu në të me armë zjarri, brenda në shtëpinë e tij, njofton Klan Kosova.

Nga ky sulm, mbeti i plagosur edhe babai i Egzonit, Naimi.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq trupi i 22 vjeçarit është në autopsi. Në ndërkohë, në shtëpinë e tij, janë mbledhur familjarë e fqinjë për të ndarë mërzinë.

Meqë sulmuesi në këtë rast nuk ishte me maskë, e motra Egzona është përballur me të.
56