Kush do të jetë pasardhësi i Sali Berishës?

loading...

loading...
Kryesia e Partisë Demokratike zyrtarizoi sot katër kandidaturat që do të garojnë për kreun e PD-së. Lista udhëhiqet nga kryebashkiaku Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinanaj dhe Sokol Preke Paja.

Votimi për zgjedhjen e pasuesit të Berishës do të zhvillohet 22 korrik anetaresia e PD-se do te votoje per te zgjedhur kreun e ri te PD-se.

Ne nisje te mbledhjes, Berisha ka deklaruar se eshte ne detyren paresore flakja menjane e mantelit te nje force politike ne pushtet, perveshja e llereve per tu shnderruar ne opoziten me te fuqishme qe vendi ka njohur ndonjehere,transmeton albeu.

“PD ka potencialin sot me te madhe se kurre ne historine e saj per tu bere pushteti moral i vendit, per te ndertuar e ngritur vlerat e parimet qe ajo ndan me qytetaret shqiptare dhe partite simotra ne bote”- tha Berisha./LajmeOnline/

loading...