Kush do ta sfidojë Isa Mustafën?

Dy muajt e ardhshëm do të jenë jo vetëm të rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe shumë sfidues. Pas një angazhimi dhe përpjekjeje për të krijuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, në të cilat LDK-ja doli e dyta me 25,24 për qind të votave, ky subjekt politik do t’u hyjë edhe një parë zgjedhjeve të reja, atyre brenda partisë.

Më 7.11. 2014 bëhen katër vjet që kur LDK-ja iu nënshtrua një procesit të rregullt brendaparitak, i cili nxori Isa Mustafën kryetar të Partisë. E në vjeshtën e këtij viti, partia e themeluar nga Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova, si trashëguese e filozofisë rugoviane, do të jetë shembull dhe do të dëshmojë edhe një herë për organizimin e mirë të zgjedhjeve të organeve të saj partiake.

Deri më tash janë përmednur disa emra si kandiat të mundshëm për kryeta të LDK-së. Kështu përvec Isa Mustafës, zgjedhjet e 8 qershorit kanë fuqizuar edhe kandidat të tjerë si Anton Quni e Vjosa Osmani. Por fuqizimi i Anamoravës me vota të LDK-së e bën kandidat serioz edhe Lutfi Hazirin.

Vjeshta e sivjetme do të jetë edhe një sfidë për LDK-në. Do të shohim se cila do të jetë prognoza politike për zhvillimet në LDK. /Bota press/