Kurti: Mund të kemi zgjedhje në shtator ose tetor

Lideri i Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje të reja.
Kurti ka thënë se është e mundur që Kosova të organizojë zgjedhje të reja kah muaji shtator apo tetor.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë, sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet. Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në to do të hyjë më e fuqishme se asnjëherë më parë”.

“Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma, të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK-në, si parti në pushtet me satelitët e saj, LDK-në, AAK-në dhe Nismën, në njërën anë, dhe Lëvizjen Vetëvendosje!, si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, ka thënë Kurti për “RTSH”