Kurti: Më shpesh e ka takuar Thaçi Daçiqin, se unë nënën time

Albin Kurti thotë se derisa ka dialog me Serbinë, nuk po ka as zhvillim ekonomik as ndalje të korrupsionit.
“Kur kryeministri e ministrat po fluturojnë për Bruksel, po kidnapohet komplet agjenda e shtetit”, tha Kurti.

Ish kryeministri Thaci nuk ka ardhë asnjëherë në Komisionin për Punë të Jashtme, zv. Kryeministrja Tahiri ka ardhë vetëm një herë. 24 herë Thaçi e ka takuar Daçicin brenda vitit për bisedime. Unë nuk e kam takuar nënën time 24 herë, ka thënë ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një intervistës në Klan Kosovëa, tha se nuk është e vërtetë se nuk janë të interesuar të vazhdojnë me bisedime për marrëveshje me LDK, AAK dhe Nisma.

Kurti tha se ky është një sulm i padrejtë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që mendojnë se VV e ka qëllimin të çoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kjo nuk është një vërtetë është një sulm i padrejtë sepse ne jemi marrë vesh mbrëmë dhe sot e kemi përgatitur tekstin të nënshkruajmë. Ndërkaq, sot ndodhi e kundërta marrëveshja ishe anuluar”, tha Kurti.

Kurti tha se bisedimet do të vazhdojnë por tha se gjatë këtyre bisedimeve mund edhe mos të ketë sukses./zeri/