Kurti: Ata që më kritikojnë pse jam martuar me të huaj, njeriun e shohin si mall

Albin Kurti ka folur për herë të parë, për martesën e tij me norvegjezen Rita. Ai në emisionin Rubikon u është përgjigjur atyre që e kanë kritikuar, që ai është martuar me një femër të huaj, ndërsa tërë kohën bënë fushatë se duhet favorizuar gjithçka është e kombit shqiptarë.

“Ka kohë që jam i dashuruar me Ritën dhe këtë e kemi konkretizuar me martesë. Unë nuk jam njeri i kompromisve dhe me dashurinë time nuk bëjë kompromis. Ka nga ata që kanë thënë se Albini thotë “Duaje tënden”, por është martuar me një të huaj. Por këtë e thonë ata që njeriun e shohin si mall”, ka thënë Kurti. Ai u ka sugjeruar atyre duke thënë se: “Kombi duhet mësuar te lënda e historisë, e jo te ajo e biologjisë”. /reporteri/