Kurthi për ditëlindje, 3 gazetarë i japin dorëheqjen, redaktorja shqiptare shpërthen në lot! (Video)

a-116


Redaktorja e rretheve Esmeralda Mali bie në kurthin e kamerës së fshehtë e kthyer tashëm në një traditë në News 24.
Në ditën e ditëlindjes Esmeraldës i vijnë tre lajme të këqija, pasi 3 gazetarë rrethesh e telefonojnë e në vend të urimeve japin dorëheqjen, me pretendimet nga më të ndryshmet, duke lënë të nënkuptohet se Esmeralda i ka trajtuar keq.
E para e merr në telefon korrespondentja e Korçës Lediona Xheladinaj, më pas korrespondenti i Vlorës, Enrik Mehmeti, por kur radhës i shtohet edhe Klodiana Haxhiaj e Durrësit, Esmelralda nuk i mban dot lotët.
E pikërisht mes lotëve, vijnë edhe urimet e kolegëve në redaksinë e News 24. Aty zbulohet surpriza e radhës që News 24 bën për kolegët.