“Kurthi i Kumanovës” (VIDEO)

loading...


Sonte në ora 20:45 në Klan Kosova do të transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari “Kurthi i Kumanovës”.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është shndërruar brenda pak kohe në emisionin më të shikuar shqiptar të këtij zhanri; si në bazë të matjeve të audiencave televizive, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Sonte do të shfaqet një dokumentar ekskluziv për luftën dy ditëshe në Kumanovë, e zhvilluar saktësisht një vit më parë.

A kanë marrë para kosovarët që shkua atje për të luftuar? Kush e vrau policin shqiptar? Cili shërbim sekret e organizoi tërë këtë ngjarje? A është e vërtetë se policia vrau dy luftëtarë shqiptarë pasi u dorëzuan? Çfarë thonë familjarët e viktimave? Çfarë thonë gazetarët shqiptarë e maqedonas? Si jetojnë sot banorët e Lagjes së Trimave?
Krejt këto pyetje mund t’i mësoni sonte në dokumentarin “Kurthi i Kumanovës” që shfaqet në ora 20:45 në Klan Kosova, e më pas emisioni transmetohet edhe në kanalin e Gazetës Express në Youtube.

Shikojeni promon e dokumentarit:
promo-kurthikumanoves_1461495403-7210403

loading...

loading...