Kurrë mos i gjuani qeset e çajit me filter

loading...


Nëse i hidhi bustinat e çajit, po bëni një gabim të rëndë. Do të habiteni sa shumë mund t’ju hyjnë në punë ato.
Shumica e njerëzve e dinë tashmë se konsumimi i çajit ka shumë aspekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm.

Por, të paktë janë ata që dinë benefitet e bustinave të tij. Sekreti është ruajtja e bustinave të përdorura e ripërdorimi i tyre.

Vazhdoni lexoni dhe do të habiteni nga kaq shumë mënyra përdorimi të tyre edhe pse disa njerëz i shohin si mbetje. Ju do ti hidhni më kurrë bustinat e përdorura mbas kësaj.

1. Sy të fryrë dhe të lodhur – përdorimi më i zakonshëm i bustinave të çajit. Pothuajse çdo gjë që bëjmë çdo ditë, leximi, kompjuteri etj na i lodh sytë. Caji ndihmon në lehtësimin e skuqjes dhe ënjtjes dhe freskon sytë e lodhur. Vendosni qeset e çajit në ujë akull të ftohtë apo thjesht derdheni në ujë e më vonë lëreni në frigorifer. Ne ju sugjerojmë t’i përdorni ato në kohën e gjumit, ndërsa pushoni sytë tuaj. Kjo është shumë e nevojshme për të gjithë e për më tepër është pa kosto.

2. Këmbët e djersiturura. Mbasi në një legen me ujë të keni hedhur disa qese caji fusni më pas këmbët. Bëjeni para gjumit për 15 minuta dhe më pas fshijini me një peshqir të pastër.

3. Ilaç për djegiet e vogla nga dielli. Qeset e lagura të çajit lehtësojnë dhimbjen e djegieve. Por nëse janë prekur zona më të mëdha të trupit tuaj, përpiquni të bëni një dush të ftohtë duke shtuar disa qese çaj në ujë.

4. Dëmtimet nga depilimi me brisk. Qeset e lagura të çajit largojnë dhimbjet nga prerjet gjatë depilimit me brisk. Përdorni një qese çaj të ftohur për të ndaluar gjakderdhje dhe për të zvogëluar dëmtimin e lëkurës me antioksidantët e dobishëm që gjenden në të.

5. Puçrrat e fytyrës. Fshini fytyrën tuaj me qese çaj jeshil të përdorur. Aplikoni qese çaji të ftohur në lëkurë dhe lereni të qëndrojë për 10-15 minuta. Në Afrikën e Jugut caji jeshil është përdorur në mjekësi lokale tradicionale për shekuj me radhë.

6. Higjenë orale. Një qese çaj e future në ujë mund të përshpejtojë procesin e shërimit të një ulcere të keqe në gojë. Ujin e përdorni si gargarë.

7. Qeset e çajit mund të freskojnë frymën tuaj. Fryma e keqe zakonisht është për shkak të një numri arsyesh të tilla si pirja e duhanit, goja e thatë ose kushte të tjera mjekësore. Fryma e keqe është shkaktohet kryesisht nga bakteret në anën e pasme të gjuhës ose në mes dhëmbëve. Të dyja llojet, çaji i gjelbër dhe i zi mund të ndalojnë rritjen e baktereve. Shpëlarja me çaj të fortë nga dy llojet e mësipërme zvogëlojnë erën e pakëndshme nga goja. Përdorni 2 ose më shumë qese të përdorura çaji për të përgatitur një filxhan të ri të këtij preparati. Lereni të marrë temperaturën e dhomës dhe shpëlani gojën. Për rezultat më të mirë të përsëritur çdo ditë pas ngrënies.

8. Larjen e enëve, veçanërisht në qoftë se ju jeni alergjik ndaj sapunëve ose detergjentë të tjerë. Pa marrë parasysh sa e çuditshme kjo tingëllon, çaji ka aftësi pastruese për enët. Me qeset e lagura të cajit ju mund të largoni shënjat apo yndyrat nga pasqyra, dritaret, dyshemeja, sportelet e kuzhinës apo orendi të tjera prej druri. Mos harroni se pas pastrimit, mund ta largoni me një rrobë të thatë, sepse çaji është gjithashtu një ngjyrues i mirë natyral!
qese

loading...

loading...