Kuriozitete rreth Papa Franceskos! Eshte tifoz i San Lorenzos dhe ka punuar si bodigard!

Kundërshtar i luksit Papa i ri ka jetuar në një apartament modest si dhe për të lëvizur ka përdorur gjithmonë transportin publik.Kur është zgjedhur kardinal ai ka detyruar bashkëkombasit e tij të cilët ishin organizuar për të marrë pjesë në ceremoni në Romë të qëndrojnë atje dhe paratë e mbledhura t’i jepnin për të varfrit. Një tjetër kuriozitet që lidhet me rininë e tij është se Papa Françesko për të fituar para për studimet ka bërë bodigard në një klub. Është tifoz i ekipit të San Lorenzos një nga skuadrat e kryeqytetit argjentinas