Kura shtëpiake më e mirë për astmën, bronkitin, kollën dhe mushkëritë

 

Astma, bronkiti, kollitja dhe probleme të tjera të mushkërive po bëhen gjithnjë e më të zakonshme kohët e fundit. Falë përparimve në mjekësi, këto probleme të frymëmarrjes mund të eliminohen shpejt, por ndonjëherë ilaçet kanë efekte të padëshiruara që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj . Për fat të mirë, ka metoda të vjetra natyrale që mund t’i trajtojnë këto probleme pa asnjë efekt anësor.

Ka një recetë shumë efektive që mund ta përgatisni shumë thjeshtë në shtëpi. Përbërësit janë tërësisht natyrale dhe veprojnë më shpejtësi në trajtimin e këtyre problemeve.
Përbërësit:
½ kg sheqer
½ kg qepë të kuqe
½ litër ujë
7 lugë gjelle mjaltë
2 limonë

Përgatitja:
Hidhni sheqerin në një edhe dhe nxeheni në temperaturë mesatare. Përziejeni vazhdimisht derisa të marrë një ngjyrë kafe. Shtoni më pas qepët e copëtuara dhe gatuajini për disa minuta, derisa lëngu i lëshuar të përthithet plotësisht. Largojini nga zjarri dhe hidhni në të mjaltin dhe lëngun e limonit. Përziejini mirë dhe lërini përgjatë gjithë natës. Kullojeni lëngun në mëngjes dhe hidheni në një shishe qelqi. Përdorni një lugë çaji nga ky ilaç para çdo vakti për rezultate të shpejta.shije.al